Borussia Dortmund kryeson kampionatin gjerman pasi janë luajtur shtatë javët e para, me pesë pikë më shumë se Bajern Munih, pasi ka shënuar 21 gola dhe ka pësuar vetëm dy. Vetëm në një ndeshje Dortmund ka lënë pikë. Padyshim që meritë për këtë ecuri ka edhe qendërsulmuesit Pierre-Emerik Aubamejang, i cili në nëntë ndeshje zyrtare në këtë sezon ka shënuar nëntë gola. 28-vjeçari Aubamejang ka qenë një nga qendërsulmuesit më të mirë në Evropë gjatë viteve të fundit dhe vjet u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesliga, duke fituar duelin me Robert Levandovski, edhe pse luajti më pak se sulmuesi i Bajernit. Gjatë gjithë verës u përfol për një largim të tijin, por sulmuesi nga Gaboni tregon për një marrëveshje. “Kishte një moment gjatë merkatos së verës kur unë mund të ndryshoja ekip. Unë dhe klubi arritëm një marrëveshje që na kënaqi të dyja palëve, por asgjë nuk ndodhi. Unë jam ndjerë gjithmonë si në familje time te Dortmund dhe sot nuk jam penduar përse nuk lëviza gjatë verës. BVB është familja ime, por marrëveshja qëndron në fuqi edhe verën e ardhshme” – deklaroi Aubamejang.