Arsenali është në prag të përfundimit të nënshkrimit me Pierre-Emerik Aubamejang nga Borussia Dortmund, pasi klubet u pajtuan në parim për një pagesë prej 60 milionë sterlinash. Aubamejang, 28 vjeç, ka qenë subjekt i negociatave midis “Topçinjve” dhe Dortmundit për disa javë, me Arsenalin që ka refuzuar të përmbushë çmimin e kërkuar prej 70 milionë sterlinash nga klubi i Bundesligës.
“Goal” kupton se gabonezi ndërkombëtar tashmë ka pranuar kushtet personale me londinezët e veriut, me një njoftim zyrtar për të arritur në ditët e ardhshme. Sulmuesi, i cili shënoi 31 gola në sezonin e kaluar, u la jashtë dy ndeshjeve radhazi nga Dortmundi, pasi humbi një stërvitje ekipore. Megjithatë, Aubamejang luajti në barazimin e Dortmundit me Fraiburg, të shtunën, mes pretendimeve nga ana e klubit të Bundesligës se një transferim do të sanksionohet nëse Arsenali arrin “parametrat e caktuar”.
“Ne jemi të gatshëm të biem dakord për një transferim nën disa parametra, por vetëm nëse këto janë përmbushur plotësisht”, – tha drejtori sportiv Mihael Zork për televizionet gjerman. “Kemi një qëndrim të qartë: Arsenali ka bërë disa përpjekje deri më tani, por e kemi refuzuar”. Aubamejang do të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e ekipit të Dortmundit, Henrikh Mikitarian tek Arsenali, pasi armeni kaloi te “Topçinjtë” falë një marrëveshjeje shkëmbimi, që e pa Aleksis Sançez te Mançester Junajtedo. Kjo është dyshja e kombinuar e 62 golave në të gjitha garat, dy sezone më parë. Këtë sezon, Aubamejang ka shënuar 21 gola në 24 ndeshje, në të gjitha garat.