Mjaft me futbollin, stërvitjet, ndeshjet. Tani, Lassana Diarra do të përfitojë në një mënyrë tjetër nga bota e futbollit, duke iu dedikuar aktivitetit të tij: pijet energjike. 33-vjeçari francez ka vendosur të thotë mjaft dhe të mbyllë në këtë sesion të merkatos kontratën që e lidh me Paris Saint-Germain prej pak më shumë se një viti.
Bëhet fjalë për një vendim të menduar mirë dhe që ka ardhur pas përgjigjeve pozitive të marra nga bota e sportit për produktin e ri “Heroic Sport”, një pije energjike për atletët. Një aktivitet që ka nisur në mënyrën e duhur dhe që ka patur sukses edhe në Amerikë falë partneritetit me NBA.
Roma
Një zgjedhje që i ka dhënë fund karrierës si futbollist të ish-lojtarit të Chelsea-t, Arsneal-it dhe Real Madrid-it, e karakterizuar nga suksese në tre kampionate të ndryshëm, nga Ligue 1 te La Liga dhe Premier League. Dhe që ka lënë me gisht në gojë Roma-n, që i është drejtuar mesfushorit francez për të zëvendësuar Javier Pastore-n, argjentinasi i marrë nga verdhekuqtë pikërisht nga PSG verën e kaluar, i cili ka zhgënjyer në këtë fazë të parë të sezonit. Një operacion i mbyllur akoma para se të diskutohej për shkak të vendimit të Diarra për t’u tërhequr.
Karriera e Diarra
Pas fillimeve në Premier League me Chelsea-n (1 Premier, 1 Superkupë të Anglisë, 1 Kupë të Ligës së Anglisë, 1 Kupë të An glisë), Arsenal dhe Portsmouth (1 Kupë të Anglisë), ai ka kaluar në 2009-ën te Real Madrid, ku ka luajtur për tre sezone (1 La Liga, 1 Kupë të Spanjës, 1 Superkupë të Spanjës). Më pas është transferuar në Ligue 1 te PSG në janarin e 2018-ës (1 Ligue1, 1 Kupë e Francës, 1 Kupa e Ligës së Francës, 1 Superkupë e Francës).