Në një dhomë të vogël në gjykatën e Baghdadit, shtetasja franceze Djamila Boutoutao përkundë fëmijën e saj 2 vjeçe dhe kërkon ndihmë.
Boutoutao, 29 vjeçare, akuzohet pasi në të kaluarën ishte pjesëmarrëse e grupit të Shtetit Islamik.
“Unë jam duke u çmendur këtu”, thotë ajo. “Jam përballur me një dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm. Askush nuk më thotë asgjë, as ambasadori, as njerëzit në burg”.
Në objektin ku ajo po gjykohet nuk ka zyrtarë francezë dhe asnjë lidhje për ta vënë në kontakt me familjen e saj në qytetin Lille të Francës, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Nëse shpallet fajtore për veprat e saj derisa ishte anëtare e grupit të Shtetit Islamik, ajo do të përballet me burgim të përjetshëm në një burg në Baghdad ose do të dënohet me varje.
Më shumë se 40, 000 të huaj nga 110 vende të botës vleresohet se kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar grupit xhihadist. Ndërsa, thuhet se rreth 1, 900 prej tyre kanë qenë shtetas francezë, dhe rreth 800 britanezë.
Boutoutao në Irak ka arritur në vitin 2014, me burrin dhe dy fëmijët e saj. Burri i saj ishte vrarë në vitin 2016 në Mosul, ndërsa djali i saj një vit më vonë. Ajo ishte kapur nga kurdët peshmerga në Irakun veror dhe aktualisht po mbahet në Baghdad.
Gjykata irakiane këto raste është duke i proceduar me urgjencë ku deri më tani ka shqiptuar 40 dënime me vdekje për shtetaset e huaja, dhe dhjetëra tjera me burgime të përjetshme.
Mustafa Rashid, një tregtar makinash në Baghdadin lindor ishte shumë i ashpër me të burgosurat e huaja. “Jini të mallkuar me ata”, tha ai. “Ata nuk meritojnë mëshirë, madje edhe gratë”.
Në gjykatën e njejtë disa ditë më herët, një grua irakiane ishte liruar nga të gjitha akuzat e përfshires së saj, pasi ishte detyruar nga vëllai i saj për t’iu bashkuar ISIS-it.
Një 17 vjeçare nga Taxhikistani, gjithashtu përkundte një fëmijë, e cila kishte veshur hixhabin por shihte në mënyrë çorientuese.
“Isha sjellë në Siri pesë vite më parë nga nëna dhe babai im”, thotë ajo. “Ata më martuan me një turk. Ai ishte i mirë me mua. Ishte një fëmijë. Ne u vendosëm në Irak. Babai dhe burri im u vranë. Tani jam e burgosur me nënën dhe fëmijën tim. Dëshiroj të kthehem në shtëpinë time, edhe pse kushtet në atë vend nuk janë të mira. Unë nuk e kisha vënë hixhabin kur isha në shtëpi. Isis më mësoi se si të mbuloja veten”./Periskopi/