Shkup, 21 janar – Anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve edhe në seancën e së hënës kanë qëndruar në qëndrimet partiake lidhur me Propozim vendimin për zgjedhje të kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit për mbikëqyrje civile të Agjencisë teknike Operative, konform Ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe shpalljes së publikuar në tetor të vitit 2018, njofton Koha.
Gjatë debatit deputetja e LSDM-së Ivana Tufekxhik e përsëriti qëndrimin e partisë që të bëhet zgjedhje e pjesshme të anëtarëve të Këshillit për mbikëqyrje civile nga shtatë kandidatët e paraqitur në konkursin të cilët i plotësojnë kushtet. Qëllimi është se siç tha ky trup të paktën në mënyrë parciale të funksionojë në zgjedhjet presidenciale, se është pyetja thotë nëse pas shpalljes mund të bëhet zgjedhje e këtillë.
Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së i cili kryeson me Komisionin theksoi se për zgjedhjen e këtij trupi në Kodin Zgjedhor nuk është paraparë ndalesë. Bashkëpartiaku i tij dhe koordinator i grupit t deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski gjithashtu e përsëriti qëndrimin e partisë se nuk duhet të shpejtohet me zgjedhjen e këtij trupi dhe se duhet konkursi të shfuqizohet dhe të shpallet i ri në të cilin do të paraqiteshin më shumë.
Nga BDI-ja pajtohen për zgjedhje parciale për katër anëtarët, me shpalljen e konkursit të ri për tre anëtarët e tjerë të Këshillit, prej të cilëve dy do të ishin shqiptarë. Nga Besa, ndërkaq, janë për konkurs të ri.
Pas dy pushimeve pritet Komisioni sot të vendosë rreth çështjes për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për mbikëqyrje civile. Mes tetë anëtarëve që janë paraqitur në konkurs në tetor të vitit të kaluar, janë edhe profesorët Gordan Kallajxhiev, Katarina Kërsteva Savovska dhe gjykatësja Margarita Caca Nikollovska. (Koha.mk)