Me qindra gra dhe vajza kanë protestuar rrugëve të New York-ut nudo, kundër rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram. Ato kërkonin të ishin të barabarta me meshkujt, pasi në këto rrjete imazhet e meshkujve lakuriq lejohen, e ndërsa të femrave censurohen. Në përkrahje të tyre protestës iu bashkuan dhe disa meshkuj.
Sipas protestuesve, mediat sociale kanë qenë një faktor plus që çdo artist të marrë vëmendjen që meriton. Koalicioni Kombëtar kundër Censurës u shpreh se ndalimi i lakuriqësisë ndalon shumë artistë të shprehin artin e tyre, çka sjell një dëm të madh në punën që bëjnë, e cila fokusin më të madh e ka tek trupi i njerëzve.
Përballë zyrave të Facebook dhe Instagram, protestuesit kërkuan që të bëhet një përjashtim në kufizimet e tyre të lakuriqësisë. Protesta e grave dhe vajzave u mbështet dhe nga fotografi Spencer Tunick, i cili gjithmonë u është gjendur pranë nismave të tilla dhe në Australi.