Tashmë jemi zyrtarisht në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe sigurisht këtë atmosferë të ngrohtë dha familjare kanë dashur ta përcjellin edhe yjet e futbollit. Por kush e ka dekoruar më bukur shtëpinë dhe pemën? Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë zgjedhur të dekorojnë shtëpinë me një babagjysh të madh lodër, e gjitha familja (përveç CR7) ka pozuar me babagjyshin, ndërsa bie në sy që Cristiano Jr nuk e ka hequr fanellen e babait të tij as në këtë ditë.
Po të shkojmë te familja e Alisson Becker, portieri është kujdesut vetë për dekorimin pemës duke i dhënë një pamje “Disney”, një pemë me zbukurime të kuqe, ndërsa “Mickey dhe Minnie” janë vendosur në qendër.
Ndërsa Harry Kane i ka rënë pikës, në vend të yllit të pemës ka vendosur këpucën e artë, epo nuk mund ta mbante pemën shumë larg fushës anglezi.
Vendoseni ju, cila nga pemët fiton?