Atletja shqiptar Klodiana Shala është shpallur fajtore së ka shkelur rregullat e anti-dopingut në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), transmeton Koha.net, përcjellë gazeta Koha.
IOC-ja ka njoftuar se në mostrën e Shalës, të marrë tetë vite më parë, është gjetur steroidi stanozolol, pas ri-testimeve të mostrave.
Shala ishte parparë të garonte në 200 metra në “Londra 2012”, por ishte tërhequr nga ajo garë shkaku i lëndimit. Por, ajo prapë u testua nga autoritetet e anti-dopingut gjatë Lojërave.
IOC-ja nuk ka dhënë dënim për Shalën 40-vjeçare tash, por ka këshilluar Federatën Botërore të Atletikës të marrë masa të mëtutjeshme.
Më herët këtë muaj është njoftuar se Shala është suspenduar përkohësisht nga Njësiti i Integritetit në Atletikë. Ajo garoi në tri edicione të Lojërave Olimpike gjatë karrierës, në Sydney 2000, Athinë 2004 dhe Pekin 2008.
Në Athinë, ajo mbajti edhe flamurin e Shqipërisë gjatë ceremonisë hapëse. Një atlet ka të drejtë të dëgjohet apo edhe të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, por Shala nuk ka ofruar asnjë reagim gjatë hetimit.
Po ashtu nuk ka përdorur të drejtën për hapjen e mostrës B. Komisioni Disiplinor i IOC-së, me në krye Denis Oswaldin, ka konstatuar se Shala ka kryer shkelje të rregullave të anti-dopingut.