Skuadra e Diego Simeone ka debutuar te impianti i ri kundër Malaga-s, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të kampionatit spanjoll. Një sfidë që është fituar nga bardhekuqtë me rezultatin 1-0 falë një goli të realizuar nga Antoine Griezmann në minutën e 61-të. Kjo fitore i ka lejuar madrilenët të ngjiten përkohësisht në vendin e tretë në kuotën e tetë pikëve, në pritje të zhvillimit të ndeshjeve të tjera. Por rezultati pozitiv është lënë në hije nga bukuria e stadiumit të ri të “Colchoneros”, “Wanda Metorpolitano”. Ndërkaq, para ndeshjes kishte edhe një ceremoni festive që përuroi impiantin e ri të “los colchoneros” i cili do te ketë plot 67.703 vende dhe do te jete fortesa e ekipit te drejtuar nga Diego Simeone. I pranishëm në ceremoni dhe ndoqi ndeshjen edhe Mbreti Felipe VI bashkë me shumë personalitete të tjera.