Gjatë gjithë javës së kaluar, Hames Rodrigez ka qenë një nga emrat më të përmendar në Spanjë dhe në Itali.
Kolumbiani në pronësi të Realit, kërkohet nga Napoli me ngulm, por tashmë në lojë fuqishëm është futur dhe Atletiko e Madridit.
Siç raporton “Il Mattino”, Napoli ka mbetur pas në garën me Atletikon, kjo pasi madrilenët janë gati të bëjnë një ofertë prej 42 milionë eurosh për blerjen e Hamezit nga Reali.
Do të jetë me shumë rëndësi përgjigja e lojtarit, i cili tundohet nga Napoli, pasi do të jetë nën urdhrat e Ançelotit, trajner që kanë shkuar shumë mirë gjatë periudhës te Reali.
Disavantazhi i Napolit në këtë “histori” është se kërkon një vit huazimin e lojtarit dhe më pas blerjen e kartonit të tij.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e kolumbianit, i cili nuk po gjen qetësinë e duhur në karrierën e tij.