Skuadra e Atletico Madrid ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të krahut të majtë Renan Lodi, që vjen nga skuadra braziliane e Athletico Paranaense.
Pas tri sezonesh me skuadrën braziliane, mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me skuadrën spanjolle.
Pas transferimit, mbrojtësi Lodi tha: “Jam shumë i lumtur për këtë marrëveshje, që jam në Spanjë dhe do të luaj me këtë klub të madh. Trajneri Simeone më ka tërhequr gjithnjë, ndaj jam shumë i lumtur që do të punoj
me të. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë”, u shpreh Renan Lodi.