Gelson Martins (24 vjeç) është një futbollist i ri i Monacos! Klubi francez, nëpërmjet kanalit zyrtar, ka konfirmuar tratativën me Atletico Madrid. Portugezi, pas gjashtë muajsh në huazim, është shitur zyrtarisht te klubi i Principatës për thuajse 20 mln euro… E njëjta shifër që Atletico pagoi te Sporting Lisbona.