Kryendeshja e javës së 12-të në La Liga do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në “Wanda Metropolitano”, aty ku Atletico Madrid do të presë rivalët e Real Madrid. Derbi i Madridit mund të jetë përcaktues për titullin, veçanërisht nëse do të mbyllet në barazim, duke i dhënë mundësinë Barcelona-s kryesuese që të thellojë akoma më shumë diferencat me rivalët. Katalanasit, në fakt, do të luajnë në 16:15 në shtëpinë e Leganes. Kështu, kur dy ekipet e Madrid do të zbresin në fushë do të jenë në dijeni të rezultatit të katalanasve, që kanë një avantazh prej tetë pikësh ndaj Atletico dhe Real, që kanë grumbulluar secila nga 23 pikë deri tani.
Shifra dhe Fakte
– Ky do të jetë derbi i parë mes këtyre dy ekipeve që do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano”.
– Tri herë golashënuesi më i mirë i La Liga-s, Cristiano Ronaldo, ka realizuar vetëm 1 gol në shtatë ndeshjet e luajtura me Real Madrid në këtë kampionat (në 37 gjuajtje), por por Atletico është një nga ekipet e tij të preferuar, duke parë se ai ka shënuar 21 gola në 29 përballje kundër tyre, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.
– Atletico ka pësuar po aq gola me kokë (7) në 16 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, sa kanë pësuar në të gjithë sezonin e kaluar (58).
– Nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone, Atletico ka fituar 4 nga 11 përballjet e kampionatit të luajtura kundër Real Madrid: (4 fitore, 3 barazime, 4 humbje).
– Nëse luajnë, Theo Hernandez (Real) dhe Lucas Hernandez (Atletico), do të bëhen vëllezërit e parë që përballen në një derbi të Madridit që nga sezoni 1929/30.