Barcelona zyrtarizoi nënshkrimin me Antoine Griezmann, duke bërë të ditur se kanë paguar në La Liga shumën prej 120 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të francezit pas 30 qershorit. Në lidhje me këtë ka reaguar Atletico Madrid, duke theksuar edhe një herë se duan 200 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin e tyre, duke qenë se Barcelona dhe Griezmann e kanë arritur marrëveshjen në muajin mars, kohë kur klauzola e
largimit të tij ishte 200 milionë.
“Atletico Madrid e konsideron të pamjaftueshme shumën e depozituar për të aktivizuar klauzolën e largimit, për shkak të kompromisit që lojtari dhe Barcelona kanë arritur para se klauzola të ulet nga 200 milionë në 120 milionë. Marrëveshja mes tyre ishte edhe para datës në të cilën klauzola u ndryshua në komunikimin që lojtari bëri më 14 maj duke njoftuar largimin e tij nga klubi”, thekson klubi madrilen.