Atletico Madrid-FC Barcelona mund të ishte një duel për finalen e Ligës së Kampioneve, por është vetëm gjysmëfinalja vajtje e Kupës se Mbretit në Spanje, sonte në orën 21.00, ku te dy ekipet do të masin forcat para ndeshjeve për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve në mesin e shkurtit. Ky është dueli i parë për Atletico në Kupën e Mbretit që nga fitorja në vitin 2013 dhe e katërta radhazi për katalanët, fitues në 2015 dhe 2016.“Ky ballafaqim special vlen shumë për të shkuar në finalen e Kupës së Mbretit”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, klub që mban rekordin në ketë kompeticion (28 trofe të Kupës).
Programi i ndeshjeve gjysmëfinale është:
E mërkurë: (21.00) Atletico Madrid – FC Barcelona
E enjte: (21.00) Celta Vigo – Deportivo Alaves
Gjysmëfinalet kthim do të luhen me 7 e 8 shkurt. Finalja do të luhet me 28 maj.