Në “Wanda Metropolitano” kanë qenë të pranishëm 60.739 tifozë për ndeshjen e futbollit për femra mes Atletico Madrid dhe Barcelona-s.
Ky është numri më i lartë i tifozëve në botë për një ndeshje futbolli, ku në fushë janë lojtare femra. Rekordi mbahej në ndeshjen mes Tigres dhe Monterrey në kampionatin meksikan, ku ishin 51.211 spektatorë në shkallët e stadiumit.
60,739 at Wanda Metropolitano Stadium see Atletico Madrid host Barcelona in what is being claimed as a world record crowd for a women’s club football matchhttps://t.co/1qGhnuOmXs
Video:@FCBfemeni pic.twitter.com/iaHWJvJED7
— Rob Harris (@RobHarris) March 17, 2019
Në vend të tretë është ndeshja në San Mames në Spanjë me 48.121 tifozë, në të katërtin është Chelsea-Arsenal për FA Cup me 45.423 shikues dhe pesëshen e parë e plotëson sfida Tigres-America me 41.121 tifozë.
Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Barcelona-s përfundoi 0-2 për katalanaset që hapin luftën për titull kampion, duke qenë se “Cholchoneres” janë vetëm tre pikë larg, 6 javë para fundit.