Saul Niguez është mes emrave më të lakuar në merkaton e klubeve të mëdha për verën e ardhshme. Mesfushori spanjoll, që ka dale nga akademia e “Los Colchoneros” pëlqehet shumë nga Bayern Munich, Barcelona, Chelsea dhe Manchester United të cilët do të tentojnë të bindin Atletico Madrid për të lënë të lirë 24-vjeçarin kundrejt një shifre prej 90-100 milionë euro. Saul ka një kontratë të gjatë deri në vitin 2026-të me klubin dhe është titullar i padiskutueshëm por mesfushori mund të jetë i sakrifikuari i klubit në verë për të financuar merkaton dhe për të blerë lojtarët që kanë ardhur në huazim.