Atletico Madridi vazhdon të jetë në kërkim të një emri si përforcim për krahun e majtë të mbrojtjes, i cili pritet të zëvendësojë Filipe Luis. Pas intersimit për Marcos Alonso të Chelsea-t, drejtuesit e “Los Colchoneros” kanë hedhur sytë nga Ben Chilwell, i cili aktivizohet me skaudrën e Leicesterit. Për të bindur drejtuesit e klubit anglez që të lënë të lirë futbollistin, spanjollët mund të pranojnë të derdhin në arkat e ekipit që drejtohet nga Brendan Rodgers shumën e 80 milionë eurove.