Atletico e nxjerr në shitje Joao Felixin

Joao Felix është në Kupën e Botës me Portugalinë, por duket se nuk do të rikthehet fare në klubin e tij Atletico Madrid.

Sulmuesi portugez nuk është aspak i lumtur te Atletico Madrid, pasi nuk po luan rregullisht dhe nuk po i pëlqen stili i lojës që po e aplikon trajneri Diego Simeone.

Felix ka kërkuar largimin nga Atletico dhe duket se dëshira e tij do të bëhet realitet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Advertisements

Marca ka raportuar se Los Colchoneros janë të gatshëm ta shesin yllin portugez dhe tanimë e kanë nxjerr atë në shitje. Kryeqytetasit spanjoll janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, por duan që të fitojnë mbi 100 milionë euro nga largimi i tij.

Manchester United, Chelsea, Bayern Munich e Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për lojtarin dhe të gatshme të paguajnë shumën e kërkuar nga Atletico për të.

Gjithsesi dëshira e lojtarit pritet të bëhet realitet për tu larguar nga Madrii, por mbetet të shihet se ku do të përfundoj ai.