Dy gjigantët evropianë do të kenë një garë të ngushtë për mbrojtësin grek të Romës. Ka kohë që Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi i cili do t’i sillte stabilitet këtij reparti që tash e disa sezone është pika më e dobët e skuadrës.
Ole Gunnar Solskjaer ka hedhur sytë te mbrojtësi Kostas Manolas, i cili me gjasë do të largohet nga Roma në përfundim të stinorit. “Djajtë e Kuq”, janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për mbrojtësin vetëm për ta bindur Romën ta lejojë largimin e tij.
Por për të prishur planet e United po përkujdeset Atletico Madridi që ka hyrë në garë për Manolas.
Diego Simeone kërkon një lojtar që të zëvendësojë Diego Godinin i cili do t’i bashkohet Interit dhe për këtë ai i ka kërkuar presidentit Enrico Cerezo t’ia plotësojë dëshirën për ta blerë Manolas.
Mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra do të jap më shumë para për ta transferuar 27-vjeçarin.