Atletico Madridi e ka fituar me rezultat 1-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Leicester Cityt. Në pjesën e parë u akordua penalti në favor të skuadrës vendase, të cilën e konvertoi në gol Antoine Griezmann (28’). Ky ishte goli i vetëm në 45 minutat e parë dhe me epërsi minimale nikoqirët shkuan në pushim. Në gjysmën e dytë nuk pati gola, ashtu që ndeshja u vendos me golin e pjesës së parë.
Epërsia e Atletico Madridit nuk është bindëse, mirëpo mospranimi i golit në terren vendas ka vlerë të madhe para ndeshjes kthyese në Leicester.