Atletico Madridi ka arritur marrëveshje për huazimin e Alvaro Moratas nga Chelsea me një opsion për ta blerë për 54.8 milionë euro.
Gonzalo Higuain pritet të kalojë në Londër në janar, duke i mundësuar Moratas të kalojë te klubi ku nisi karrierën si i ri. Morata te Chelsea në 72 paraqitje në të gjitha garat ka realizuar 24 gola.