Atletët shqiptarë kërkojnë suksesin në Olimpiadë, ja disiplinat ku do garojnë!

22

Tokyo 2020 do të jetë edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike Verore dhe pjesëmarrja e 9-të për Shqipërinë në një event të tillë. Për shkak të situatës pandemike Covid-19 në vitin 2020, Lojërat Olimpike u shtynë, teksa tashmë gjithçka është gati. Për shkak të koronavirust eventi po mbahet nën masa të ashpra nga organizatorët, teksa ndryshe nga çfarë u tha prania e tifozëve nuk do të lejohet. Aventura e sportistëve që do të synojnë medalje do të startojë me 23 Korrik dhe përfundon më 8 Gusht. Shqipëria do të përfaqësohet me 9 sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletika, peshëngritja, gjimnastika, noti, mundja dhe qitja janë disiplinat që do të garojnë atletët kuqezi.

Ekipit shqiptar iu  dorëzua  flamuri kombëtar nga kryeminsitri Rama në një ceremoni të veçantë  peshëngritësit Briken Calja dhe atletes Luiza Gega. Disa nga sportistët pjesëmarrës synojnë të jenë pjesë e më të mirëve, madje shpresohet edhe në medaljen e parë olimpike për vendin e tonë. Izmir Smajlaj, Luiza Gega, Briken Çalja, Indrit Çullhaj, Erkand Qerimaj, Nikol Merizaj. Gjimnasti Matvei Petrov, Kledi Kadiu  dhe Manuela Deliaj janë disa nga sportistët që do të synojnë një paraqitje dinjitoze te vendit tonë, në disiplinat ku ata do të garojnë. Supersport përmes kanaleve Eurosport 1 dhe Eurosport 2 i jep mundësi çdo shqiptari  të ndjekë garuesit kuqezi në Tokyo 2020.

Duhen edhe pak ditë nga nisja e Olimpiadës së Tokyos, e shtyrë me një vit për shkak të pandemisë. Pavarësisht njëmijë e një polemikave në qarkullim për shkak të rasteve të Covid në rritje konstante me variantet e reja, takimi me eventin madhor mbetet për të mos u humbur. Për këtë arsye ka disa gjëra që duhen ditur paraprakisht për spektatorët e televizionit, duke qenë se garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, gjithmonë për shkak të frikës së infektimeve.

Lojërat e Olimpiadës së 32-të do të mbahen në Tokio, Japoni nga 23 korriku në 8 gusht. Diferenca e orës me Shqipërinë është 7 orë. Kur në kryeqytetin niponike është ora 19.00 e pasdites, te ne është mesidtë. Fillimisht Lojërat u përcaktuan për tu luajtur nga 24 korriku në 9 gusht 2020, para se të bëhej shtyrja për shkak të Coronavirusit. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 23.00 të 23 korrikut me orën shqiptare, ndërsa ajo e mbylljes në 8 gusht në të njëjtën orë.

Abonentët e Digitalb dhe Supersport do të kenë mundësinë t’i shohin Lojërat falas, pa kosto shtesë në kanalet Eurosport 1 dhe Eurosport 2, një detaj ju i vogël, duke patur parasysh se në Itali për të parë lojërat duhet të abonohen në Discovery + apo në Eurosport Player që kanë të drejtat pasi Rai do të janë vetëm disa gara.

Natyrisht që ndryshimi i orës me Japoninë nuk na favorizon, shumë medalje do të dorëzohen gjatë natës shqiptare ose në orët e para të mëngjesit. Por nuk do të jetë gjithmonë kështu, pasi për shembull nëse finalja e basketbollit të meshkujve do të nisë në 4.30 të mëngjesit, finalja e 100 metrave për femra nis në orën 14.50. Pothuajse asnjë event nuk do të nisë para mesnatës shqiptare dhe shumë pak do të mbarojnë pas orës 15.00 të pasdites.