Reklama e prekshme e krijuar nga një 26 vjeçar, student i regjisë së filmit, Eugen Merher, e ka fituar simpatinë e internetit në fillim të vitit 2017! Kjo reklamë tregon historinë e prekshme të një vrapuesi gjerman, i cili jeton në një shtëpi të pleqve dhe jeta e tij është shumë monotone deri në ditën kur ai i zbulon atletet e tij të firmës Adidas dhe vendos që t’i kthejë vitet e rinisë duke vrapuar me to! Doktorët në shtëpinë e pleqve mundohen disa herë që ta ndalojnë, por në fund të reklamës tregohet e vërteta e cila ndoshta do të ju bëjë të qani ose të qeshni. “Jemi munduar që këtë reklamë t’ia dërgojmë vetë firmës Adidas, por ata nuk na janë përgjigjur”, tha Eugen Marher.