“Atlet të rinj” – program për inkluzion të personave me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale

“Olimpiada Speciale Maqedoni” sot i prezantoi përfitimet nga programi “Atlet të rinj” dedikuar për fëmijë me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale, të fituara nga zbatimi i saj në grupet nga Shkupi dhe Tetova në katër muajt e fundit.

“Shoqëria e cila nuk i shqyrton mundësitë e personave me aftësi të kufizuara, vetëm i krijon pengesat dhe i stimulon paragjykimet. Pikërisht për këtë duhet të hapemi ndaj këtyre personave dhe t’i inkurajojmë të kyçen në të gjitha sferat e jetesës, ndërsa sporti është një nga mundësitë të cilat ne i ofrojmë. Inkluzioni fillon nga vitet e hershme. “Atlet të rinj” janë ata që do ta udhëheqin inkluzionin në Maqedoni”, thotë Ana Petrovska  drejtoreshë nacionale e “Olimpiadës së Maqedonisë”.

“Atletë të rinj” është program inovativ sportiv-argëtues dedikuar për fëmijë me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale në moshë prej 2 deri 9 vjet, fokusi i të cilëve është zhvillimi i aftësive motorike përmes sportit dhe aftësive sociale dhe kognitive, përmes lojës dhe argëtimit. Ky program “Olimpiada Speciale e Maqedonisë” tashmë dy vjet e zbaton me disa grupe fëmijësh, dhe tani ka për qëllim ta kyç edhe në shkolla inkluzive në vend.

Programi “Atletët e rinj” zbatohet me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it përmes projekteve rajonale, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga ana e UNICEF-it “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe avancimi i inkluzionit social të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.