Athinë, 7 janar – Policia greke ka arrestuar tetë persona për shkak të dyshimit se mbrëmë kanë hedhur një teneqe me ngjyrë të kuqe në parkingun e Ambasadës amerikane në Athinë.
Policia kumtoi se dhjetëra persona me motoçikleta, mbrëmë rreth orës 3 e 30 minuta sipas kohës lokale, kanë hedhur ngjyrë të kuqe, ndërsa për incidentin përgjegjësi ka marrë grupi anarkist, Rubikon.
Ata kanë deklaruar se këtë e kanë bërë për shkak të “imperializmit amerikan” dhe marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë në këmbim për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe për shkak të vendimit të paradokohshëm amerikan që të tërhiqet ushtria nga Siria.
Anarkistët e Rubikonit incidente të ngjashme kanë organizuar edhe paraprakisht.