Është zbuluar edhe emri i shqiptarit që ju bë atentat në Ekuador ditën e martë, ai është Remzi Azemi nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar. Ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar. Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor. Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase të cilat shtojnë se në momentin e atentatit ,shqiptari që jetonte prej 8 vitesh në Ekuador në makinë shoqërohej nga bashkëshortja dhe vajza e tij 3 vjeçare.