Ndaj Oliver Ivanovic, i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës, është realizuar atentat para pak minutash në pjesën e Mitrovicës, aty edhe ku jetonte. Burime të gazetametro.net kanë treguar se ai ka marrë 4 plumba në këtë atentat të organizuar, ndërkaq ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e Mitrovicës në veri. Metro e ka konfirmuar lajmin në Policinë e Veriut, të cilët kanë konfirmuar se atentati ka ndodhur rreth orës 08:20 dhe se Ivanovic nuk u ka rezistuar plagëve të marra.
Ndryshe, Oliver Ivanovic ka qenë lider i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” para zyrave të të cilës edhe është qëlluar.