Kryetari i Komisionit për arsim i LSDM-së, Petar Atanasov sot në konferencë për shtyp tha se qeveria e re që do ta formojë LSDM-ja në seancën e parë do ta pezullojë testimin ekstern për nxënësit. “Ky qershor nuk do të jetë muaji më i stresuar në vit për nxënësit, arsimtarët dhe prindërtir”, tha Atanasov, duke e vlerësuar testimin ekstern, si të palogjikshëm dhe se nuk ka sjellë asgjë të mirë për arsimin përveç presioneve mbi nxënësit dhe dënime për arsimtarët.