Bashkëkryetari i partisë Bullgaria Demokratike, që është pjesë e koalicionit qeverisës bullgar, Atanas Atanasov, tha se Kuvendi Kombëtar do të vendos nëse do të hiqet vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Atanasov tha për BTV se si përkrahës i bindjeve euroatlantike, mendon se Bullgaria duhet të jetë e rrethuar nga aleatë. Bullgaria është e interesuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por sipas tij për momentin nuk ka kushte për një gjë të tillë.
Atanasov beson se vetë Maqedonia e Veriut nuk ka treguar sjellje konstruktive, ndërsa në Kuvendin kombëtar nuk ka shumicë që kjo të ndodhë.