Shkup, 17 tetor 2018 – Në territorin e Republikës së Maqedonisë është detektuar mushkonjë aziatike-tigër. Po bëhet lokalizim i gjithë territorit që të konfirmohet se ku është përhapur kjo mushkonjë. Agjencia po zbaton programe plotësuese për konfirmim eventual se nëse kjo mushkonjë ka bartur sëmundje tek kafshët, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, së bashku me epidemiologun nga Instituti për Shëndet Publik dr. Zharko Karaxhovski.
“Në pajtim me rezultatet që i kemi marrë, nuk ka konfirmim për ekzistimin e sëmundjeve të tilla dhe nuk ekziston rrezik i tillë”, potencoi Atanasov.
Sipas informatave të Agjencisë, informoi ai, kjo lloj mushkonje për herë të parë është detektuar në vitin 2016 vetën në rajonin e Bogdancit, ndërsa sivjet është përhapur edhe në disa komuna në Shkup.
Shpjegoi se specifika e mushkonjës është që të shumohet dhe të jetojë në temperatura të caktuara dhe në lartësi të caktuar mbidetare.
“Kurthet janë vendosur sivjet në thuajse gjithë Maqedoninë Lindore, dhe po vazhdohet në pjesën tjetër të shtetit që të fitojmë fotografi të plotë për atë se nëse është përhapur edhe në rajonet e tjera”, tha Atanasov dhe shtoi se është formuar grup parandalues në të cilin midis anëtarëve të tjerë janë edhe ai dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe në bazë ditore shqyrtohen të gjithë informatat.
Epidemiologu nga Instituti për Shëndet Publik dr. Zharko Karaxhovski informoi se deri më sot nuk është regjistruar asnjë rast i këtillë infeksioni, e as sëmundje nga ky lloj i mushkonjës në Republikën e Maqedonisë.
Duke përmendur se me zgjuarsi ndiqet gjendja në rajon dhe shtetet përreth, siç janë Serbia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria dhe të tjera, informoi se atje janë regjistruar numër më i madh i personave të sëmurë, madje edhe raste vdekjeprurëse.
Karaxhovski theksoi simptoma nga pickimi nga mushkonja tigri janë skuqje në lëkurë, ënjtje, plogështi, lodhje, kokëdhembje, temperaturë e lartë, por megjithatë, potencoi, se nuk do të thotë se bëhet fjalë për pickim nga kjo mushkonjë.
Parandalim për popullatën gjatë shkuarjes në rajone malore, në parqe, shpjegoi është lyerja e të gjithë sipërfaqeve të zbuluara, si dhe rroba të bardha që të mund të vërehet mushkonja nëse është tek ju.
Instituti, nënvizoi, kërkon që në të ardhmen vetëqeverisja lokale të ndajë një pjesë nga buxhetet komunale dhe të parandalojnë paraqitjen e mushkonjave në sipërfaqet me ujë, pyjore dhe livadhe.
“Jemi të përgatitur për aktivitete të këtilla të lidhura me ndryshime klimatike. Në vitin 2012-2013 është botuar broshurë për lidhshmërinë e ndryshimeve klimatike me paraqitjen e sëmundjeve infektuese në RM, si dhe broshura të shumta për paraqitjen e mushkonjave, mbrojtjen nga pickimi i mushkonjës dhe nga rriqrat”, informoi mes tjerash epidemiologu nga Instituti për Shëndet Publik, dr. Zharko Karaxhovski.