Atalanta e mbylli sezonin 2018/2019 me sukses historik, pasi arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. Skuadra italiane arriti që t’i lë jashtë garës më të madhe për klube në Evropë, Milanin dhe Romën, skuadra këto që në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Evropës.
Ekipi i Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit u rëndit në vendin e tretë, duke grumbulluar 69 pikë, aq sa pati edhe Interi në vendin e katërt.