Nata e dytë e ndeshjeve për këtë fazë të Champions League ishte e mbushur plot me emocione. Katër skuadrat pretendente dhuruan spektakël e gola. Sfida e Atalantës me Valencian në “San Siro” u duk sikur u kthye në goleadë. Valencia u mposht me rezultatin e turpshëm 4-1. Golin e vetëm për Valencian e bëri Çerishev në minutën e 66. Por serinë e golave e nisi Hateboer i Atalantës në minutën e 15. Porta e Valencias u shpartallua sërish në minutën e 41 nga Iliçiç, ndërsa 16 minuta më vonë ishte radha e Frojler për të shënuar gol. Minuta e 63 ishte e Hateboer, i cili në sytë e më shumë se 50 mijë tifozëve shënoi dopietën, duke e çuar kështu rezultatin në 4-1 për Atalantan.
Më të paktë ishin golat në Londër, ku përballë ishin Totenham dhe Lajpcig. Totenhamit ja rrëmbeu fitoren nga duart skuadra e Lajpcig me një gol të papritur nga Verner në minutën e 57. Në avantazh për gjermanët u mbyll edhe kjo supersfidë e natës së dytë të Ligës së Kampioneve për raundin 1/16-ve.