Josip Ilicic nuk do të luajë në çerekfinalen e Champions-it kundër PSG-së me fanellën e Atalantës. Kjo është një mungesë e rëndë, edhe nëse slloveni ka ndikuar vetëm në performancën e zikaltërve në Serie A. Marco Verratti, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, foli për mungesën e ish-lojtarit të Palermos dhe Fiorentinës.
“Peshon shumë, është si mungesa e Messit te Barcelona ose e Ronaldos te Juventusi. Sidoqoftë, edhe pa atë, Atalanta ka vazhduar të fitojë. Gjithçka e ka arritur falë punës së Gasperini”, u shpreh Veratti.
Edhe vetë Gian Piero Gasperini, në mikrofonat e “Radio ancheio Sport”, konfirmoi se Ilicic nuk do të luajë kundër PSG, ndoshta as në sfida të tjera, në rast të një kualifikimi. “Ai është i rrethuar nga shumë dashuri. Janë situata që mund t’i ndodhin kujtdo. Për këtë arsye, ne të gjithë po e ndihmojmë. Objektivisht është e vështirë për të, që të kthehet në Ligën e Kampionëve. Lojtari ka qëndruar për një kohë të gjatë pushim. Do të ishte bukur për ta parë përsëri në fushë, sezonin e ardhshëm”, deklaroi Gasperini.
Gasperini do të jetë në gjendje të llogarisë Pasalic, Muriel dhe Malinovskyi si kompletues të “tridentit” sulmues, me Gomez dhe Zapata, në mënyrë që të mos ndihet mungesa e sllovenit, i cili deri në ndërprerjen e futbollit prej COVID-19 kishte qenë një nga më të mirët ndonjëherë: 21 gola të shënuar dhe 10 asistimee, përfshirë “pokerin” ndaj Valencia, që i kualifikoi zikaltrit në “Final Eight” të Champions-it.
Kujtojmë, sipas shtypi italian, që i referohet edhe rrjeteve sociale, ylli i Atalantës ka rënë në depresion të thellë. Futbollisti u përball me një befasi të hidhur, madje shokuese, kur shkoi në shtëpi, në Slloveni, me synimin për t’i bërë një surprizë gruas, pa e lajmëruar për vizitën. Flitet se e gjeti gruan në shtrat me një burrë tjetër, pra duke e tradhtuar, ndaj po konsideron “pensionimin” nga futbolli për shkak të depresionit ku ka hyrë (ka vuajtur shumë nga kjo sëmundje edhe më parë). Nëse raportet mediatike janë të vërteta, Ilicic nuk e meritonte këtë fat. Sepse po flitet për nënën e fëmijëve të tij! Shëndeti mendor është diçka serioze dhe, nëse ai ka kaluar në depresion, i duhet të marrë ndihmën e duhur që i nevojitet. Drama nuk është e lehtë, ndaj vështirë ta shohim përsëri në fushat e blerta. Në mos kjo, ndaj PSG me siguri do të mungojë.