Mario Pasalic po kalon një nga momentet më të mira të karrierës në radhët e Atalantës. Mesfushori kroat ashtu si në vitet e kaluara është në huazim nga Chelsea deri në verë por zikaltërit kanë të drejtën e blerjes për afro 12 milionë euro dhe pikërisht një gjë të tillë kërkon edhe lojtari 24 vjeçar. Ai deklaroi se ndihet shumë mire në Bergamo dhe se dëshiron t’I jape fund transverimeve të shpeshta në huaizm në ekipe të tjera duke fërkuar duart që të dyja klubet të mbyllin akordin për qëndrimin e tij te zikaltërit.