Një ilaç i ri që shkrin yndyrën e ndërtuar brenda arterieve, është konsideruar si një nga zbulimet më të mëdha në luftën kundër sëmundjeve të zemrës. Mjekimi ka qenë i suksesshëm në provat e bëra për trajtimin e kancerit të gjirit dhe diabetit, ndërsa tani shkencëtarët në Universitetin Aberdeen kanë zbuluar se ilaçi i ri mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular. Vetëm një dozë e vetme e Trodusquemine e testuar tek minjtë arriti që të zhdukë pothuajse tërësisht atherosclerosis, një sëmundje që shkakton infarkt dhe atakun në zemër. Sëmundja bllokon arteriet me substanca yndyrore të quajtura pllakëza, të cilat me kalimin e kohës, ngushtojnë arteriet tuaja.