Shkup, 26 shtator Vetëm ata që do të votojnë “pro” ose “kundër” të dielën do të marrin pjesë në vendimin për ardhmërinë e Maqedonisë. Bojkoti nuk llogaritet askund, porositën dje përfaqësuesit e koalicionit “Dil PËR Maqedoninë evropiane”.
Vetëm katër ditë para prononcimit të qytetarëve për referendumin, mbështetësit “pro” referendumit theksojnë se demokracia nënkupton votim dhe se aktivë janë vetëm ata të cilët sjellin vendime.
“Referendum i suksesshëm është shumica absolute e dukshme që voton ‘pro’ ose referendum i suksesshëm është shumica absolute e dukshme që voton ‘kundër’. Bojkoti nuk llogaritet askund. Nëse humb pasi unë jam ‘pro’ padyshim se do të tërhiqem. Nëse fitoj vazhdoj më tej, kështu që pjesëmarrësit në referendum janë ata që votojnë, që japin mundësi, që sjellin vendim, kjo numërohet dhe ky është vendimi në demokraci nëse jemi demokratë”, thekson kryeministri Zoran Zaev në emisionin Top – Tema në Televizionin “Telma”.
Theksoi se nëse shumica e qytetarëve deklarohen “kundër”, atëherë ai nuk ka më vend në politikë, por se është i bindur se të gjithë së bashku do të kontribuojmë për Maqedoninë evropiane.
Pret që edhe opozita të kuptojë se është e nevojshme të formojë qëndrim, sepse, siç tha në tribunën në Vinicë, lidership është që të merret qëndrim, të sillen vendime dhe të udhëhiqet një popull.
Mbështetësit e referendumit dërguan edhe porosi se me marrëveshjen konfirmohen identiteti dhe kultura e Maqedonisë dhe se nuk ka fshirje të popullit maqedonas nga preambula e Kushtetutës.
“Përfundimisht e konfirmuam identitetin tonë dhe gjuhën tonë të cilat janë maqedonase. Këto janë gjëra për të cilat nuk negociohet, sepse kemi qene, jemi dhe do të mbesim maqedonas, ndërsa me Marrëveshjen kjo tani është e njohur edhe nga fqinjët edhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe të NATO-s. Askush më nuk do të na mohojë dhe asnjëherë më nuk do të na e shkelë ndjenjën e identitetit me FYROM-in e deritanishëm. Kjo është e rëndësishme edhe për neve por edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh, sepse në referendum pres mbështetje të madhe nga të rinjtë”, tha dje Zaev.
Tekstet e amendamenteve të Kushtetutës nuk janë shkruar dhe nuk është e ndershme të shënohen para referendumit. Ai proces do të zhvillohet në mënyrë transparente në Kuvendin e Maqedonisë, është gjithashtu një prej porosive të cilat dje i dërguan mbështetësit e referendumit.
“Na pret një proces i cili është tërësisht transparent dhe do të ndodhë Në Kuvend. Por që tani mund të konfirmojmë se populli maqedonas nuk do të fshihet nga preambula”, tha Shekerinska.
Populli maqedonas, tha ajo, do të jetë në preambulë sepse kjo është në frymën e Marrëveshjes dhe edhe një herë do të konfirmohet se vendimet konstituive të KAÇKM-së të cilët janë baza e sovranitetit tonë do të konfirmohen.
Nga tubimet e djeshme të qytetarëve, mbështetësit e referendumit dërguan mesazhe se Marrëveshja me Greqinë është e pashmangshme, por se gjuha maqedonase është konfirmuar dhe përkthyer në të gjitha gjuhët.
“Maqedonizmi nuk mbrohet me politikë fasade, por do të mbrohet nëse e rregullojmë shtetin, nëse e ngremë shtetin, nëse jemi më të pasur dhe të suksesshëm dhe fëmijët të ngelen këtu dhe të eksportojmë produkte, jo të eksportojmë rini”, ka thënë Dimitrov para qytetarëve të Strumicës.
Në tribunat e djeshme edhe njëherë u theksua se përfitimet nga hyrja në BE dhe në NATO janë të mëdha për Maqedoninë si nga aspekti i sigurimit, ashtu edhe nga ai ekonomik.