Falja në xhami, lutjet në një kishë apo sinagogë, mund të zgjasin jetëgjatësinë, ulin nivelin tuaj të stresit dhe përmirësojnë shëndetin fizik. Kështu thotë një studim i ri nga Universiteti Vanderbilt, ku u eksperimentuan 5500 njerëz të të gjitha racave dhe të dy gjinive.
Në hulumtim thuhet se dy të tretat e tyre (64 për qind) frekuentonin rregullisht seancat e adhurimit, transmeton Klan Kosova. Po ashtu nga ky studim rezulton se pjesëmarrësit e rregullt fetar, dolën më të shëndetshëm nga zemra, të ushqyerit dhe shëndeti metabolik.
Ky klasifikim u pa më qartë në mesin e të rriturve të moshës mesatare 40-65 vjeç, të cilët kishin shëndet shumë më të mirë nëse morën pjesë në ceremonitë fetare, pohon studimi, transmeton Klan Kosova.