Situata politike e krijuar po rezulton me epilogun që vendi sërish të shkojë në zgjedhje të parakoheshme, gjegjesisht të jashtëzakonshme. Do te jetë një betejë politike mes shumë forcash dhe shumë aktorësh, disa për të forcuar peshën, disa të ruajn peshën, disa edhe të mbijetojnë. Secila kategori do të përdori metoda të ndryshme nga se duket të jetë moment shumë i rëndësishëm edhe i kristalizimit të skenës politike por edhe i aktorve në këtë skenë laramane. Duket që dita dites po determinohet se pavaresisht gjithëçkaje që është në dukje të parë, që flitet e trumbetohet, në esencë duket sikur e tëra që po ndodh në instancë të fundit për qëllim ka defaktorizimin e shqiptarve. Në vitin 2016 në ufori, forca politike maqedone LSDM shfrytëzoi në maksimum anti gruevismin tek shqiptarët, poashtu edhe besimin e humbur në partitë shqiptare të vjetra dhe arriti të merr disa dhjetera mijëra vota shqiptare pa asnjë ofertë konkrete përveç dokrrave të modelit të “vllaznim-bashkimit” ish jugosllav por të pa bazuar asgjëkundi në mekanizma juridik dhe politik. Këtë model shqiptarët e kishin flakur dekada më herët. Tash jemi në prag të fushatës së rradhës edhe atë pas referendumit që nuk arriti cenzusin por që arriti shifra të konsiderueshme të deklarimit pro Nato dhe Be. Në tërë keto shifra janë mbi 200 000 vota të shqiptarve të cilat LSDM po përpiqet t’i përvetesojë si vota koalicioni të bartur nga ajo. Në anën tjeter Vmro trumbeton se të gjithë ata qindra mijëra votues që nuk dolen në referendum janë mbështetës të idesë të cilën e barti ajo. Në tërë këtë lojë shqiptaret nga të dy krahët konsiderohen vetëm ca numra të rëndësishëm për të plotësuar boshllëqet herê të njërës e herë të palës tjetër por pa kauzë të veten kombëtare. Qëllimi i tërë kësaj që ndodh është që një pjesë e shqiptarve të urrejnë VMRO pse pengon rrugëtimin drejt NATO dhe BE dhe si inercion i kësaj urrejtje të votojnë LSDM. Në anën tjetër VMRO përpiqet që tê merr disa vota shqiptare të cilat janë dêshpruar nga qeverisja e LSDM dhe partnerët tjerë numerik të sajë në qeveri, një pjesë tjetër të lobojnë prej se nuk vlen asnje parti shqiptare e në fakt nuk marrin mundin të bëhen pjesë e partive për t’i përmirësuar të njëjtat e që jam i bindur se vertetë mund të kenë cfar të ofrojnë, si dhe një pjesë që sistemi ua ka vrarë shpresën dhe ambiciet deri në atë pikë sa arritje më të madhe konsiderojnë kur arrinë të jenë në kategorinë e nivelit të parë sipas Piramidës së Masllovit e që është mbijetesa. Nga kjo panoramë duket që ata, LSDM dhe VMRO po luftojnê dhe kordinohen për të bërë shtet me dominim total të maqedonasve ndërsa shqiptarve të copëtuar në kaq shumë pjesëza ju imponojnë luftë primitive për “ të fortin e muhallave” që në fund shqiptaret të duken vetëm tifozë herë të njërës palë maqedone herë të palës tjetër deri në zhdukjen përfundimtare të çështjes shqiptare dhe të partive shqiptare si organizim që kan për obligim të bartin çështjen shqiptare në këtë vend. Është moment shumë i rëndësishëm dhe dua të besoj që shqiptarët nuk do të bien pre e kësaj kurthe me pasoja afatgjate dhe do të këthejnë kokën kah vetja sepse tash më nuk jemi pa alternativë, jemi vetë alternativa nga se posedojmë të gjitha parametrat, intelektuale, numerike, kapitalin por edhe percaktimet strategjike në të njëjtën vijë me NATO dhe BE !