Shkup, 29 tetor – Diana Tahiri me këngën “Ata janë fëmijë” mori çmimin e parë në edicionin e 18-të të Festivalin të këngës për fëmijë “Ylberi” 2017. Çmimi i dytë shkoi për tre këngëtare: Vesa Konjufca me këngën “Qeni im”, Samanta Qoshku me këngën “Udhëtimi në Tropik” dhe Lorik Agushi me këngën “Gjeli në qytet”, ndërsa çmimi i tretë i takoi këngës “Afrikë Afrikë”, kënduar nga Dion Rashiti dhe për këngën “Të vetmuarit e kohës moderne” kënduar nga Bora dhe Zijush Elezi. Në edicion e 18-të u ndanë dhe çmime të shumta, si çmimi i publikut e cila i takoi Lina Berishës me këngën “Të gjithë fëmijët protestojnë” dhe Mia dhe Leo Jusufi me këngën “Jemi bineq”. Çmimi special shkoi për Lina Dullovin me këngën “Kush i sjell fëmijët” dhe Erion Dula me këngën “Luaj piano dhe këndoj”, ndërsa çmimi i parë i jurisë iu dha Jona Zeneli me këngën “Bam bam”. Në edicionin e 18-të të këngëve për fëmijë morën pjesë 18 fëmijë nga Maqedoni, Kosova dhe Shqipëria. (koha.mk)