Astriti u vra derisa vetëmbrohej! (FOTO)

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka paraqitur të premten raportin e ekspertëve që përfaqësuan Vetëvendosjen dhe familjen e të ndjerit, në autopsinë që iu bë Astrit Deharit, i vdekur në burgun e Prizrenit. Sipas këtij raporti, të paraqitur nga Gashi para mediave, Astriti u vra dhunshëm, dhe gjatë vrasjes ai kishte tentuar të vetëmbrohej.

Më poshtë raporti i plotë i ekspertëve të prezantuar nga avokati Gashi:

Vdekja është e dhunshme dhe e menjëhershme, ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike të dhunshme. Dëmtimet e rrënjës së gjuhës dhe disa dëmtime në qiellzë dhe gjuhë janë pasojë e dislokimit të shkaktuar nga veprimi mekanik I pengesës mekanike (mjet I fortë solid) me forcë – shtytëse me intensitet të lartë.

Dëmtimet në trajtë gërvishtje në qafë dhe në pjesën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar me mjete të mprehtë me intensistet të ulët për së gjalli, dëmtime në trajtë simulimi ndërsa dëmtimet në pjesën e sipërme të ballit (të përparme të sipërme të kokës) dhe dëmtimet e tjera të sipërpërmendura janë bërë me goditje topike me mjete të fortë mbretëse me mekanizmin e shtrëngimit, goditjes me përplasje

Lëndimet në kokë, në parakrah të majtë dhe ën faqen e jashtme të poshtme të parakrahut të dorës së djathtë, anën e djathtë të qafës, këndin e nofullës së poshtme janë shkaktuar me mjet të fortë dhe këto klasifikohen si lëndime trupore me natyrë më shumë si shenjta të vetëmbrojtjes.

Në bazë të pamjes dhe lokalizimit topografik të lëndimeve në rrënjën e gjuhës dhe të kavitetit të gojës me lehtësi mund të rikonstruktohet mënyra e shkaktimit të lëndimeve. Mbyllja e laringut (me fundin e gojës) një ngufatje e tillë kryhet gjatë dhunimit zakonisht me qëllim të pengimit të britmës për ndihmë të viktimës së sulmuar tek të rriturit. Asfiksi mekanike e shkaktuar nga mbyllja e gojës së viktimës pa mbyllur vrimat e hundës nuk para ndodhin zakonisht.

Të dhënave të vendit të ngjarjes, studimi kriminalistiko-mjekoligjor i objekteve të fiksuara në foto në dyshemenë e dhomës së paraburgimit. (vlerësim nëpërmjet fotove të vëna në dispozicion) një jastëk në dysheme me mbetje jarge…(send i butë i përdorur në të cilin vihen re njolla pështyme të lëna nga viktima në çastet e vdekjes) mund të ketë kontribuar në rezultatin përfundimtar të mënyrës dhe natyrës së kësaj asfiksie mekanike.

 

KONKLUZIONI:

Shkaku i vdekjes dhe mekanizmi i mundshëm i vdekjes:

Bazuar në të dhënat e mësipërme dhe në kriteret mjekoligjore bashkëkohore, vdekja e të paraburgosurit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike traumatike si lëndime të shkaktuara nga mungesa e oksigjenit (hipoksia) për shkak të pengesave mekanike të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes të brendshme nga ngjeshja me forcë e një mjeti me konsistencë të fortë. Asfiksia klasifikohet e dhunshme me ndërprerje të plotë të frymëmarrjes dhe vdekja e shpejt, me dëmtime në trajtë simulimi dhe shenjga të vetëmbrojtjes.

Ky dokument është nënshkruar nga Dr.Besim Yma – MD, Mjek Ligjor dhe Patolog dhe nga Dr.Besim Latifaj – MD, FRCPath Consultant Pathologist London.