Mbwana Ally Samatta nuk do të jetë përforcimi i vetëm i Aston Villa’s gjatë merkatos së Janarit. Drejtuesit e klubit dëshirojnë të përmirësojnë sa më shumë repartin e avancuar dhe për këtë mendojnë të rikthejnë në skuadër Christian Benteke, i cili që nga viti 2016 është pjesë e skuadrës së Cristal Palace, ku këtë sezon nuk po arrin të shkëlqejë, pasi në 15 aktivizime nuk ka shënuar asnjë gol.
Pas nënshkrimit me Cenk Tosun, drejtuesit e Palace janë të gatshëm të heqin dorë nga 29-vjeçari, i cili me shumë mundësi do të rikthehet në Birmingham. Për kartonin e futbollistit belg, drejtuesit e Cristal Palace kërkojnë shumë e 10 milionë Eurove.