Pas Liverpoolit e Tottenhamit, edhe skuadra e Aston Villas është futur në garë për shërbimet e portierit turk Ugurcan Çakir, i cili është pjesë e Trabzonsporit.
Bëhet e ditur se Aston Villa është e gatshme të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 25-vjeçarit gjatë kësaj vere.
Çakir është njëri prej portierëve më të vlerësuar në Superligën e Turqisë dhe Aston Villa po insiston në blerjen e tij.
Çakir është produkt i akademisë së Trabzonsporit kurse pjesë e ekipit të parë është prej sezonit 2016/17. Ai këtë edicion ka regjistruar 34 paraqitje në të gjitha garat dhe me Trabzonsporin ka kontratë deri në vitin 2024.
Çakir në vitin 2019 ka debutuar me Përfaqësuesen e Turqisë dhe deri më tani ka regjistruar shtatë paraqitje.
Gjithashtu për Çakirin thuhet se interesim kanë shprehur edhe Atalanta, Borussia Dortmundi, PSV Eindhoveni, Leipzigu e Napoli.