E rikthyer në Premier League këtë sezon, Aston Villa ka realizuar edhe goditjen e parë në merkato, duke afruar nga Club Brugge sulmuesin brazilian Wesley Moraes.
22-vjecari prej kohësh ndiqej nga italianët e Lazios, por një ofertë prej 25 milionë eurosh nga ana e klubit që drejtohen nga Dean Smith, bëri të mundur transferimin e tij në ‘Villa Park’.
Braziliani, i cili këtë sezon arriti të shënonte 17 gola në 48 takime me skuadrën belge, nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me klubin anglez, nga ku do të fitojë rreth 2.8 milionë euro në sezon.