Shkup, 27 mars – Bashkëshortja e ish-ministrit Spiro Ristovski, Maja Ristovska, asnjëherë nuk ka qenë e punësuar në Agjencinë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital – ASSPFK, informojnë nga ASSPFK.
Prej atje i lusin mediat të bëjnë korrigjimin e informacioneve të publikuara me qëllim siç thonë, opinioni të informohet më saktë.
Mediat sot publikuan se Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (KPK) hap raste kundër më shumë gjykatësve për keqpërdorime dhe veprime korruptuese dhe paralajmëruan se pas informacioneve do të hapin edhe lëndë për përplasje interesash dhe për bashkëshorten e ish-ministrit Spiro Ristovski, Maja Ristovska, për të cilën përmendën se është e punësuar në ASSPFK.