Julian Assange mund të dënohet me dekada në një burg amerikan pasi u akuzua për shkelje të ligjit të spiunazhit duke publikuar informacionin e klasifikuar përmes WikiLeaks-it.
Prokurorët konfirmuan 17 akuza shtesë kundër Assange për botimin e qindra mijëra kabllove dhe dosjeve diplomatike sekrete nga luftërat në Afganistan dhe Irak.
Assange, 47 vjeç, u akuzua më parë që ka sulmuar një sistem kompjuterik të Pentagonit, në një padi e cila u zbulua shpejt pas arrestimit të tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër muajin e kaluar, shkruan The Guardian, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
“Veprimet e Assange përbënin dëm serioz për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në dobi të kundërshtarëve tanë”, është thënë nga departamenti i drejtësisë.
Themeluesi i WikiLeaks rrezikon një dënim maksimal prej 175 vjet burgim në SHBA nëse dënohet për të gjitha akuzat kundër tij.
Kryeredaktori i WikiLeaks, Kristinn Hrafnsson, i cilësoi akuzat e reja me të cilat përballet Assange si “e keqja e paligjshmërisë në formën e saj më të pastër”.
Akuzat e reja kundër Assange ngrenë pyetje të mëdha rreth lirisë së shtypit nën amendementimin e parë të kushtetutës së SHBA të cilat mund t’i komplikojnë përpjekjet e Uashingtonit për ta ekstraduar atë nga Londra.