Lideri sirian shpreson që presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të jetë një aleat i tij në luftën kundër terrorizmit, por u tregua i kujdesshëm në gjykimin e tij. Bashar al-Assad tha se Trump do të jetë një aleat natyral dhe ai do të përmbushë nevojat e kërkuara për të luftuar terrorizmin. Veç kësaj ai shtoi se ka dyshime se sa gjatë do t’i mbajë premtimet e tij presidenti i ri i Amerikës. Më herët Trump ka deklaruar se është çmenduri që të dalë kundër dy forcave ushtrisë siriane dhe militantëve të ISIS dhe se të luftosh Sirinë mund të çojë në një luftë ndaj Rusisë. Më shumë se 300 mijë persona kanë humbur jetën në Siri që pas nisjes së konfliktit në mars të vitit 2011.