Regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, po e përdor qëllimshëm urinë e mijëra refugjatëve në kampin Rubkan, në pjesën jugore të vendit, me shpresë se do të shtrëngohen të largohen pa marrë përgjegjësi për sigurinë e tyre, kanë paralajmëruar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto shqetësime janë shprehur edhe në një raport të ri të një organizate joqeveritare siriane që merret me dokumentimin e krimeve të kryera nga regjimi i Assadit, shkruan FP.
Deri më 23 korrik, më shumë se njëmbëdhjetë mijë persona kanë qëndruar në kampin Rukban, që ndodhet në tokën që nuk kontrollohet nga asnjëra palë në kufirin ndërmjet Sirisë dhe Jordanisë, ka bërë të ditur Etana, grup hulumtimi më seli në Aman, nën ombrellën e ish-Këshillit Kombëtar Sirian.
Etana ka mbledhur informacione nga burime të ndryshme civile dhe ushtarake në terren në afërsi të kampit, ndërsa ka konfirmuar se disa ditë pa bukë dhe ujë po mbahen refugjatët, me qëllim që të lëvizin nga aty dhe më pas të vriten nga aeroplanë ushtarakë dhe ushtria e Asadit, në vend tjetër, që nuk kontrollohet nga regjimi.