Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, kështu ka thënë këshilltari i Assadit, Bothaina Shaaban. Duke folur për grupin mediatik amerikan “National Publik Radio”, pak pas fitores tronditëse të Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, Bothaina Shaaban tha se çfarëdo bashkëpunimi për luftën civile pothuajse gjashtë vite të gjatë në Siri, do të varet në atë nëse politikat e Trumpit i plotësojnë pritjet e Assadit. SHBA-ja i ka përkrahur në mënyrë të heshtur rebelët në luftën në Siri, edhe përmes financimit edhe në mënyrë logjistike, si dhe i është përkushtuar idesë së Assadi duhet patjetër të rrëzohet nga pushteti, në mënyrë që paqja të mbizotërojë në konfliktin që ka lënë më shumë se 400.000 njerëz të vdekur deri më tani. Ndërkohë, Trump ka lënë të kuptohet se politika e tij e jashtme do të jetë më pak intervenuese se e paraardhësve së tij në Shtëpinë e Bardhë.