Assad ndërpret fjalimin e tij në Kuvend, i ra tensioni

96

Presidenti i Sirisë, Bashar Assad, ka ndërprerë një fjalim që po jepte para Kuvendit të Sirisë, duke u thënë një dhome plotë me deputetë se ai duhet të ulej për një minutë.

54 vjecari pati rënie të tensionit të gjakut, ndërsa gjatë fjalimit të tij u duk shumë i lodhur.

Ai gjatë fjalimit të tij e përmendi vetë rënien e tensionit.

“Tensioni i gjakut më ra dhe më duhej që të pija ujë”, tha ai, ndërsa më vonë kërkoi edhe të ulej.

I njëjti është mjek i syve, ndërsa kur u kthye në fjalim para deputetëve bëri shaka duke thënë se mjekët janë pacientët më të vështirë.

“Nuk kam ngrënë prej pasdites së djeshme. Nuk kam sheqer apo kripë dhe kjo ndodh”

I njëjti u prit me një duartrokitje nga të pranishmit.

Comments are closed.